Nikolla në Prishtinë: Të punojmë për njohjen e Kosovës dhe të krimeve serbe

Nga Exit News
Nikolla në Prishtinë: Të punojmë për njohjen e Kosovës dhe të krimeve serbe

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla kërkoi të mërkurën një bashkëpunim më të afërt më Kosovën për të punuar për njohje të reja për t’i bërë Serbisë.

“Të bashkëpunojmë me partnerët ndërkombëtarë të rivitalizojmë njohjet e reja për Kosovën dhe të ndalim ofensivën e Serbisë për çnjohje. Krimet serbe të ribëhen të ditura botërisht e të dijë bota se Serbia ka kryer krime ndaj njerëzimit,” deklaroi Nikolla në konferencën e përbashkët me kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca.

Ajo pohoi më herët se bashkëpunimi institucional me Kosovën ishte prioritetet i punës së saj dhe njoftoi se me homologun Konjufca kishin rënë dakord për bashkërendim të punës së komisioneve e delegacioneve parlamentare.

“Sot ramë dakord për të nxitur bashkëpunimin e jo vetëm ta lëmë në planin emocional e të dëshirave, por të bashkërendojmë me plan konkret takimesh e agjendash e fokus për rezultate për qytetarët. Do të institucionalizojmë mbledhjet e komisioneve dhe delegacioneve parlamentare,” u shpreh Nikolla.

Qëndrimi i saj shfaq një qasje të ndryshme nga ajo e kryeministrit Edi Rama, i cili vitin e fundit shfaqet pothuajse armiqësor ndaj këmbënguljes së qeverisë Kurti për të kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë.

Ai i ka tërhequr vërejtje disa herë kryeminstrit Kurti për qasjen e tij që shikon nga e shkuara, e jo e ardhmja, kur ka kërkuar me ngulm pjesëmarrjen e vendit në projektin Open Balkans.

Një ditë më parë, duke shkruajtur mbi vendosjen e reciprocitetit të njohjes së targave me Serbinë nga qeveria e Kosovës, Rama shfaqet i kujdesshëm e i balancuar.

Ai tha se Kosova kishte të drejtë, por problemi duhej të zgjidhej me dialog për të shmangur ngrirjen e konfliktit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>