Nis Samiti i OKB-së për klimën

Më shumë se 190 kombe janë mbledhur në Paris për Samitin e OKB-së për klimën. Ata do të diskutojnë rreth një marrëveshje të re globale për ndryshimet klimatike. Marrëveshja synon reduktimin e gazrave që shkaktojnë efektin serë dhe shmangien e ngrohjes globale që shkaktohet nga veprimtaritë njerëzore.

Pikat Kryesore:

  • Samiti i Parisit filloi sot rreth orës 10:00 dhe do të vazhdojë deri më 11 Dhjetorë.
  • 151 liderë botërorë marrin pjesë mes masave të rrepta sigurie – secili do të flas për 3 minuta gjatë pasdites.
  • Presidenti Nishani është nisur dje, drejt Parisit për të marrë pjesë në këtë samit.
  • Presidenti amerikan Obama u shpreh se brezi i tanishëm është i fundit që mund të bëjë diçka për ndryshimin e klimës.
  • Nga viti 2020, 20 bilionë dollarë do të financohen çdo vit për projekte të energjisë së pastër.
  • Dje, qindra mijëra qytetarë marshuan në mbarë botën duke bërë thirrje për veprime urgjente në mbrojtje të mjedisit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>