Nis fushata e Partisë Demokratike në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Exit News
Nis fushata e Partisë Demokratike në sheshin ‘Nënë Tereza’

Fushata elektorale e Partisë Demokratike nisi zyrtarisht të enjten rreth orës 17:30 në sheshin Nënë Tereza.

Në shesh janë mbledhur simpatizantë të PD të cilët ndryshe nga herët e tjera janë me makina për të ruajtur distancës dhe parandaluar përhapjen e Covid-19.

Ideja e mitingut është e ngjashme me atë të presidentit të SHBA Joe Biden.

Të pranishëm janë edhe aleatët e PD, Fatmir Mediu i PR, Dashamir Shehi i LZHK, Agron Duka i PAA, Shpëtim Idrizi i PDIU dhe Vangjel Dule i PBDNJ.

Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim do të bëjë fushatën hapëse të premten.

Kreu i PD Lulzim Basha nuk ka mbërritur ende në shesh, ndërkohë nga podiumi bëhet thirrje që të ruhet distanca mes qytetarëve.

Në orën 18:00 është njoftuar se do të nis fushata elektorale e Partisë Socialiste. Nga pamjet e deritanishme duken se fushata e PS nuk do të ketë shumë qytetarë të pranishëm ndryshe nga PD. PS ka vendosur karrige në hapësirë nga njëra tjetra për të ruajtur distancën për shkak të Covid-19.

addb cdf a d adffeed
addb cdf a d adffeed
b df ba af cbdf
b df ba af cbdf

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>