Nis gjyqi ndaj kardinalit për shpërdorimin e 350 mln eurove të Vatikanit

Nga Exit News
Nis gjyqi ndaj kardinalit për shpërdorimin e 350 mln eurove të Vatikanit

Një kardinal katolik i cili dikur ishte një aleat i ngushtë i Papa Françeskut ka dalë në gjyq në Vatikan, i akuzuar për keqpërdorimin e fondeve të Kishës në një investim të dështuar në Londër.

Kardinali Angelo Becciu, 73 vjeç, është kleriku më i lartë që gjykohet për akuzën e krimit financiar.

Ai është akuzuar për shpenzimin e 350 milionë eurove të kishës në një marrëveshje për të blerë një pronë në një zonë luksoze të Londrës por që më vonë shkaktoi humbje të mëdha për Vatikanin.

Kardinali Becciu u shkarkua nga Papa në shtator, ndërsa u shfaqën raporte për krime financiare.

Një hetim dy-vjeçar zbuloi se si Vatikani humbi miliona euro, përfshirë donacionet nga adhuruesit, pasi bleu një pronë në Chelsea – një nga zonat më luksoze të Londrës – në vitin 2014. Kardinali menaxhonte donacionet në sekretarinë që merret me fondet e Vatikanit.

Akuzat kundër tij përfshijnë kanalizimin e parave në bizneset e drejtuara nga vëllezërit e tij në Sardenjë.

Nëntë të pandehur të tjerë akuzohen gjithashtu për krime duke përfshirë zhvatje, përvetësim, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Kardinali ka nuk i ka pranuar akuzat.

Gjyqi pritet të zgjasë me muaj.

Nëse shpallen fajtorë, të pandehurit mund të përballen me burg, gjobë, ose të dyja.

Prokurorët pretendojnë se një ndërmjetës me qendër në Londër, Gianluigi Torzi, mashtroi Vatikanin ndërsa përdorte paratë e tij për të blerë aksione në ndërtesën në Chelsea, e cila do të shndërrohej në apartamente luksoze.

Në Prill Papa vendosi që kardinalët dhe peshkopët e akuzuar për krime të mund të gjykohen nga gjyqtarë porotë (ndihmës gjyqtarë) dhe jo nga kardinalët, siç ka qenë më parë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>