Nis gjyqi për terroristët e sulmit në revistën Charlie Hebdo në Francë

Nga Exit News
Nis gjyqi për terroristët e sulmit në revistën Charlie Hebdo në Francë

14 të dyshuar për sulmin do të gjykohen për sulmin ndaj redaksisë së revistës franceze Charlie Hebdo, në janar 2015, duke vrarë 11 punonjës të revistës, 1 polic dhe plagosur dhjetra të tjerë.

Të dyshuarit, përfshirë edhe 3 në mungesë, do të gjykohen në Paris nën kushte të rrepta sigurie.

Ata akuzohen për ndihmë në sulmet terroriste, furnizim me armë dhe financim të tre xhihadistëve të cilët u vranë nga policia franceze pak pas sulmit.

Gjyqi do të hapë një plagë traumatike në historinë modern të franceze, e cila nisi më 7 janar 2015, kur dy vëllezër – Saïd dhe Chérif Kouachi – hynë në redaksinë e revistës duke vrarë 12 persona, përfshirë edhe një polic jashtë godinës, shkruan France 24.

Sulmi nxiti dhe tre ditë gjakderdhje, të cilat përfunduan me vrasjen e shokut të vëllezërve Kouachi në një sulm në një supermarket në lindje të Parisit.

Ky do të jetë një nga 10 gjyqet që do të regjistrohen në Francë, për shkak të rëndësisë dhe ngarkesës emocionale, e cila shënoi historinë e francës dhe terrorizmin ndërkombëtar, thanë për median franceze prokurorët e antiterrorit.

Gjyqi do të ndiqet nga 90 gazetarë ndërkombëtar.

Me rastin e gjyqit, revista Charlie Hebdo do të ripublikojë karikaturën e Profetit Muhamed, e cila u publikua në origjinal në vitin 2005 nga gazeta daneze Jyllands-Posten, dhe u ripublikua nga revista franceze në 2006, duke shkaktuar shumë debate.

Artisti që bëri karikaturën mbeti i vrarë në sulmin e 2015-ës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>