Nga mëngjesi i 24 nëntorit deri në mëngjesin e 25 nëntorit, dogana e Kakavijës nuk do të punojë.
Mbyllja 24 orëshe do të ndodhë sepse punonjësit grekë të doganës do të hyjnë në grevë për të kërkuar rritje page dhe kushte më të mira pune.
Për shkak të grevës, në doganë nuk do të lejohen të kalojnë automjetet për transport personal, furgonat apo autobuzët me pasagjerë dhe kamionët e mallrave.
Në doganë do të lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët, kamionët që transportojnë mallra ushqimor, kafshë të gjalla, dhe automjetet në raste emergjence shëndetësore ose vdekjesh.
Pika doganore e Kakavijës është momentalisht e vetmja pikë doganore e hapur me Greqinë.