Floresha Rasha dhe fëmijët e saj, të kthyer nga kampi i AlHolit në Siri, janë marrë në pyetje nga njësia e Antiterrorit, për veprimtarinë e tyre në kampin e ISIS-it.
Tre fëmijët e Floreshës janë marrë në pyetje në prani të psikologut.
Floresha Rasha ka qendruar prej 7 vitesh në Siri. Ajo shkoi fillimisht me burrin e saj Diamant Rashën, për t’iu bashkuar ISIS-it. Pas 6 muajsh, Diamanti vritet dhe Floresha martohet me Lavdërim Muhaxherin, i njohur dhe si “Kasapi i Kaçanikut”.
Edhe Muhaxheri u vra në vitit 2017, në një ndërhyrje të forcave amerikane.
Pas kësaj, Floresha u martua me një ushtar sirian, i cili sërish mbeti i vrarë në luftimet e ISIS-it.
Floresha tani do të hetohet nëse gjatë qëndrimit në kampin e ISIS-it ka kryer vepra ose akti terrori apo jo.