Nis Kampionati i 21-të botëror, disa fakte interesante

Nis Kampionati i 21-të botëror, disa fakte interesante

Teksa Kampionati Botëror i 21-të është gati të nisë në Rusi, më poshtë po sjellim disa fakte interesante që çdo ndjekës i futbollit duhet t’i dijë.

  • Kjo është hera e parë në histori, që Kampionati Botëror do të zhvillohet në Rusi. Ai nis më 14 qershor dhe përfundon më 15 korrik.
  • Ndeshja e parë do të zhvillohet sot në orën 17:00 mes Rusisë mikpritëse dhe Arabisë Saudite.
  • Maskota e kampionatit të 21-të është një ujk me emrin Zabivaka. Ai u zgjodh nëpërmjet votimit në internet.
  • Në kampionat do të marrin pjesë 32 skuadra nga e gjithë bota.
  • Islanda dhe Panamaja marrin pjesë këtë vit për herë të parë në një kampionat botëror.
  • Çmimi në para që do të marrë skuadra fituese është 400 milionë dollarë.
  • Ndeshjet do të zhvillohen në 11 qytete të ndryshme të Rusisë dhe në 12 stadiume.
  • Stadiumi Luzhniki në Moskë ka një kapacitet prej 81 mijë vetësh dhe është stadiumi më i madh i rindërtuar në Rusi me rastin e Kampionatit Botëror.
  • McDonald’s, gjigandi i ushqimit të shpejtë në botë, është partneri zyrtar i ushqimit në këtë kampionat.

Një vështrim prapa në histori:

  • Kupa e parë botërore u zhvillua në Uruguaj në vitin 1930 dhe u fitua nga kombi pritës.
  • Numri më i vogël i njerëzve që ndoqën një ndeshje të Kupës Botërore ishte vetëm 300, në kampionatin e vitit 1930 në Uruguaj.
  • Kampionati Botëror i vitit 2014 they të gjitha rekordet me rreth 3.2 miliardë tifozë të cilët panë ndeshjet në të gjithë botën dhe me një mesatare prej 53 mijë spektatorësh për ndeshje.
  • Kupa Botërore është mbajtur 20 herë që nga viti 1930 dhe Brazili ka fituar më shumë kupa, pesë.
  • Italia dhe Gjermania mbajnë vendin e dytë me katër kupa secili.
  • Vetëm një herë në historinë e Kampionatit Botëror, dy vende ishin vende pritëse. Koreja e Jugut dhe Japonia zhvilluan së bashku kampionatin në vitin 2002.
  • Kupa Botërore nuk u zhvillua në 1942 dhe 1946 për shkak të Luftës së Dytë Botërore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>