
Kolaudimi i makinave nis në muajin maj.
Lajmin e dha Drejtori i DPSHTRR-së Blendi Gonxhja për Report TV.
Kolaudimi do të nisë me makinat që u kthyen nga kontrolli teknik vitin e kaluar, të cilat nuk kanê pëefituar as shtyrje dhe as zgjatje afati.
“Pastaj kemi mjetet me km te regjistruara pas 31.12.2020 që do i nënshtrohen kolaudimit, plus mjetet taksi e autoshkolla e transport udhëtarësh e ambulanca, që u është bërë 12 mujorshi, 6+6, e këto duhen bërë të parat e gradualisht do ecim”, u shpreh Gonxhja.
Kolaudimi i makinave u pezullua për shkak të koronavirusit, në dhjetor 2020.