Sot, më 31 maj nis shërbimin e Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore nga data 31 Maj dhe në vazhdim, njoftoi Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor, DPSHTRR.
Institucioni njoftoi periduhën e kryerjes së kontrollit Teknik, si më poshtë:
1 – Të gjitha mjetet pavarësisht nëse preken ose jo nga ndryshimet e ligjit të kolaudimit të makinave duhet të paguajnë taksat, në zyrate e Drejtorisë Rrugore, ose në e-Albania.
2 — Të gjitha mjetet e reja, me përjashtim të ambulancave dhe taksive, nuk do të kryejnë kontrollin Teknik për 3 vjet, nga data e regjistrimit.
3—Mjetet me deklaratë të Kontrollit Teknik nga 1 janar-31 dhjetor 2020, duhet të paguajnë taksat e vitit 2021, dhe të presin një njoftim nga Drejtoria e Rrugëve për shtyrjen e afatit të kolaudimit nga 1 vit në 2 vite.