Presidenti Meta dhe Kryeminsitri Rama po marrin pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Integrimit.
Në fillim të mbledhjes ata u takuan me njëri-tjetrin duke përplasur bërrylat, në respektim të këshillave kundër përhapjes së Covid-19.
Bashkë me to në takim do të jetë dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.
Tema kryesore e takimit do të jetë integrimi europian i vendit dhe prezantimi i projekt-planit të masave që qeveria do të marrë si përgatitje për procesin e negociatave me Bashkimin Europian.
Në sesionin e parë pritet të marrë pjesë dhe Rudina Hajdari, kryetare e komisionit të integrimit në kuvend.
Ndërsa në sesionin e dytë do të flaës zëvendësministri i Jashtëm Gent Cakaj dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Kjo është mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar të Integrimit pas vendimit të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë.