Nis puna në hekurudhën Tiranë-Durrës

Nga Exit News
Nis puna në hekurudhën Tiranë-Durrës

Hekurudha Tiranë Durrës është gati për të nisur nga puna, tha të martën kryeministri Edi Rama në një takim në Durrës.

Investimi në hekurudhë tha Rama “do të jetë në interes dhe të portit të ri që do të ndërtohet”.

Kryeministri njoftoi se po pritet që të miratohet fondi për hekurudhën Durrës – Hani i Hotit që përsëri lidhet me portin.

Portit të Durrësit tha Rama mund ti ndërtosh hekurudha afër, por “nuk është në gjendje të jetë konkurrente me portet përballë”.

Më datë 3 shkurt, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku nënshkroi marrëveshjen me kompaninë italiane INC S.P.A për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë Durrës.

Balluku tha se do ndërtohet dhe një hekurudhë tjetër, e cila do të lidhë nyjen me aeroportin e Rinasit. Kjo hekurudhë do të jetë 5,7 kilometër.

Ajo tha se kjo do të ndikojë ndjeshëm në lëvizjen e qytetarëve nga Tirana në Durrësi dhe drejt aeroportit të Rinasit. Balluku tha se do të hapen vende të reja pune, ku punësohen 2200 qytetarë.

Për këtë projekt Bashkimi Europian ka dhënë një fond prej 36,65 milionë euro.

Kompania INC S.P.A fitoi tenderin ndërkombëtar për rehabilitim e hekurudhës në tetor të 2020. Në dhjetor të 2020 Artan Shkreli njoftoi se punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës do të nisin në janar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>