Nis regjistrimi i pronave në bregdetin e jugut, Lame: I hapet rruga investimeve të reja

Nga Exit News
Nis regjistrimi i pronave në bregdetin e jugut, Lame: I hapet rruga investimeve të reja

Kadastra ka nisur regjistrimin e pronave përgjatë bregdetit të jugut.

Artan Lame, kreu i Kadastrës, sqaroi se kjo nismë do të prekë 8 zona të bregdetit: Palasë, Dhërmi, Himarë, Lukovë, Vuno, Gjilekë, Ilias dhe Nivicë.

Lame deklaroi:

“Ky proces do të trajtojë rreth 16.500 pasuri private, kryesisht toka të përfituara me AMTP (përmes ligjit 7501/1991), shtëpitë e vjetra tradicionale, objekte në proces legalizimi, prona të vjetra, objekte të privatizuara, etj.

Gjithashtu, procesi do të trajtojë edhe rreth 5200 pasuri shtetërore, kryesisht prona të institucioneve publike, vepra infrastrukture, kullota, pyje, etj. Prej tij do të përfitojnë rreth 8000 banorë, rezidentë apo të emigruar të këtyre zonave.”

Sipas Lames, pas përfundimit të regjistrimit të pronave do të ketë mundësi për bërjen e investimeve të ligjshme, si nga pronarët e shtëpive, ashtu dhe nga sipërmarrësit e interesuar:

“Pas përmbylljes së këtij procesi që do të zgjasë disa muaj, në bregdetin e Jugut do të krijohet mundësia për investime të ligjshme, që nga ai pronari që do të hapë një dy apo tre dhoma për turistët pranë shtëpisë së tij, e deri tek komplekset dhe hotelet turistike të mëdha.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>