Nis rindërtimi i shkollës së mesme në Kavajë, u dëmtua nga tërmeti

Nga Exit News
Nis rindërtimi i shkollës së mesme në Kavajë, u dëmtua nga tërmeti

Kanë nisur punimet për rindërtimin e shkollës së mesme ’26 Marsi’ në Kavajë. Shkolla u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe do të ndërtohet nga e para.

Kryeministri Rama, ministri për Rindërtimin Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Kavasë Krali panë nga afër punimet për shkollën.

Rama i rekomandoi Kralit që të krijohet mundësia që të shpronësohen disa godina që ndodhen në territorin e shkollës, në mënyrë që të ketë më shumë mjedise të hapura për nxënësit e shkollës.

Ministri Ahmetaj tha se në Kavajë do të rindërtohet dhe një shkollë tjetër e dëmtuar, por me fondet e UNDP-së.

Në total qeveria ka premtuar rindërtimin nga e para të 129 shkollave.

Deri tani ka nisur puna për rindërtimin e shkollës “Kastrioti” në Derven të Fushë-Krujës dhe dy shkollave 9-vjeçare të dëmtuara nga tërmeti, në Marikaj të Vorës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>