Nis rindërtimi në Shijak, qeveria miraton fondin prej 512 milionë lekësh

Nga Exit News
Nis rindërtimi në Shijak, qeveria miraton fondin prej 512 milionë lekësh

Sot fillon shpërndarja e pagesave për familjet e prekura në qytetin e Shijakut nga tërmeti i 26 nëntorit, . Lajmin e dha Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Në një konferencë për shtyp ai pohoi se qeveria miratoi një fond prej 512 milionë lekë, të cilat do tu jepen familjeve për të rikonstruktuar shtëpitë e tyre vetë ose me ndihmën e Bashkisë. Numri total i përfituesve nga këto pagesa është  1174 banesa individuale dhe 27 pallate.

“Ne fillojmë sot zyrtarisht programin e granteve për Shijakun Qeveria ka miratuar 513 milionë lekë i cili i kushtohet bashkisë shijak për vitin 2020. Në Bashkinë e Shijakut janë 1174 banesa individuale dhe 27 banesa kolektive pra pallate që përfitojnë nga grantet.”

Ahmetaj tha se në javët në vijim do të përfundohet procesi i vlerësimit në qytetet e Tiranës, Durrësit, Kavajës dhe Kurbinit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>