Nis shembja e ndërtimeve pa leje nga Velipoja në Ksamil

Nga Exit News
Nis shembja e ndërtimeve pa leje nga Velipoja në Ksamil

Të hënën nisi prishja e ndërtimeve pa leje nga Velipoja në Ksamil.

Ky operacion u lajëmrua nga Kryeministri Edi Rama në muajin maj në një konferencë me policinë dhe Institutin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, IKMT, për krimet mjedisore.

“Niset operacion nga Velipoja deri në Ksamil, dhe tani jo në mesin e verës kur të vijnë turistët. Pa asnjë tolerancë. Njerëzit që janë aty 25 vjet mund të vazhdojnë të bëjnë ato shërbime”, u shpreh Rama, më 17 maj.

Duke e emërtuar operacionin propagandistik “Bregdeti im”, Rama në fillim të qershorit paralajmëroi se do të ndëshkohej gjithë zinxhiri i personave të përfshirë në paligjshmëri:

“E dyta, unë dua t’ua bëj shumë të qartë gjithë zinxhirit që përfshihet në këto ndërtime, që nga punëtorët e thjeshtë, që me Kodin Penal janë të gjithë pjesë e fajësisë dhe përgjegjësisë. Të gjithë do të ndalohen e penalizohen”.

Rama u shpreh se bizneset që ndërtojnë pa leje do të paguajnë vetë edhe kostot e pastrimit. Ai i kërkoi policisë të kontrollojë vijën brengdetare për ndërtime pa leje nga bizneset, dhe jo zonat rurale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>