Nis shpërndarja e vaksinës AstraZeneca në Azi

Nga Exit News
Nis shpërndarja e vaksinës AstraZeneca në Azi

Shumë vende aziatike po përshpejtojnë shpërndajnë e vaksinës COVID-19 të AstraZeneca, pas raporteve të mpiksjes së gjakut në Evropë në fillim të këtij muaji.

Pasi ndërprenë shkurtimisht përdorimin e saj, shumë vende evropiane kanë rifilluar të përdorin e vaksinës, ndërsa disa udhëheqës të vendeve po marrin gjithashtu vaksinën për të rritur besimin.

AstraZeneca ishte ndër vaksinat e para dhe më të lira të COVID-19 dhe pritet të jetë shtylla kryesore e programeve të vaksinimit në pjesën më të madhe të botës në zhvillim.

Por pezullimi i tij i shkurtër ngriti shqetësime se një ngadalësim në përhapjen e vaksinimeve mund të dëmtojë luftën globale kundër pandemisë, ndërsa rastet e koronavirusit rriten në disa vende, duke dërrmuar sistemet e kujdesit shëndetësor dhe duke dëmtuar ekonomitë.

Për të forcuar besimin e qytetarëve ndaj vaksinës disa nga udhëheqësit e botës vendosën të vaksinohen me Astra Zeneca. Ata janë kryeministri i Tajvanit Su Tseng-chang, Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, Kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidentin francez.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>