Një grup mjekësh kanë nisur takimin me kryeministrin Rama dhe ministren e Shëndetësisë Manastiruliu.
Deri tani dihen se në takim do të jenë drejtori i QSUT, Enkel Joti, Gentian Stroni, Arjan Mezini, Arjan Harxhi, Fatos Olldashi, Altin Kuqi.
Mjekët janë përfaqësues të grupit të mjekëve që kanë lajmëruar protestë, të enjten, në orën 10:00 nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre.
Katër kërkesat e tyre ndaj qeverisë janë:
– Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.
– Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
– Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
– Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.