Të enjten nisi vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve të Vlorës.
Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, e pranishme në proces njoftoi se sot do të kryhen rreth 200 vaksinime në Vlorë. Ajo shtoi se në dy ditët e para të javës janë vaksinuar mbi 600 mjekë dhe infermierë.
Shefja e Institutit të Epidemiologjisë, Silva Bino u shpreh se do të vazhdojë vaksinimi edhe në qytetet e tjera si Saranda, Fieri dhe Gjirokastra.
Bino tha se mjekët të cilët e kanë kaluar “ia kanë lënë radhën mjekëve të tjerë”.
Në nisjen e procesit të vaksinimit ishin të pranishëm kryeministri Rama, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, dhe drejtuesi socialist politik i qarkut Damian Gjiknuri.