2 000 punonjës të operatorëve turistik, hotele dhe restorante do të vaksionohen duke nisur nga e shtuna, në Durrës, Vlorë, Lezhë.
Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë Ogerat Manastirliu, gjatë vizitës së Kryeministrit Rama ën qendrën e vaksinimit në Durrës.
Në total janë vaksinuar 20 mijë qytetarë në ditë, ndërsa në të gjithë vendin janë mbi 360 mijë persona të vaksinuar, njoftoi Manastirliu.
Rama u shpreh që qeveria ka mundësi të vaksinojë të gjithë punonjësit e strukturave hoteliere. Ai i bëri thirrje punonjësve të aplikojnë në Ministrinë e Turizmit për tu vaksinuar.
Pas punonjësve të turizmit, Rama u shpreh se do të vaksinohen transportuesit e udhëtarëve.