Ministria e Shëndetësisë ka nisur sot vaksinimin e të gjithë edukatoreve dhe arsimtarëve me vaksinën kundër gripit të stinës.
Gjatë një vizite në kopshtin 36 në Tiranë, ministrja Manastirliu tha se qeveria ka 4-fishuar sasinë e dozave të vaksinës për këtë vit për të vaksinuar të gjithë grupet në rrezik:
“Arritëm që ta 4-fishonim sasinë e dozave të vaksinës për këtë vit, për të siguruar një barrierë më të mirë mbrojtëse për të gjithë grupet e riskuara dhe sot nisim programin e vaksinimit në komunitet, pranë vendit të punës, për të gjithë edukatore dhe arsimtarët në të gjithë vendin.”
Vaksina anti-grip po bëhet falas për të gjithë grupet e rrezikuara si punonjësit në spitale e qendra shëndetësore, mësuesit, policët e të moshuarit.
Manastirliu njoftoi dhe njëhereë se qeveria po punon për të siguruar sa më shumë doza të vaksinave anti-Covid.