Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së e quajti Kuvendin e partisë të mbajtur të dielën “një teatër absurd”. Në një postim në Facebook, Nishani kritikoi heqjen e ët drejtës së anëtarësisë për të propzouar kandidatët për këshill kombëtar si dhe mos filtrimin më parë të kandidatëve.
Ai u shpreh se Kuvendi duhet të adresonte arsyet e humbjes së zgjedhjeve, reformimin e partisë, hartimin e parimeve ideologjike dhe krijimin e institucioneve demokratike në parti.
Por, sipas Nishanit, Këshilli Kombëtar u shndërrua “nga një institucion i lartë vendimarrës në copëzim departamentesh këshillimore e dëmton rëndë vetë partinë”.
Ai akuzoi kryetarin e partisë Basha për mbyllje, zvoglim e dobësim të partisë duke e kthyer në “pothuajse në një Organizatë me kohë të pjesëshme”.
“Ai [Basha] veç ka përfituar nga sakrificat e të tjerëve dhe vet është ulur direkt e këmbëkryq mes tepsisë së hallvës që prej ditës së parë të katapultimit fatkeq në kupolën vendimarrëse të PD”, u shpreh Nishani.