
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani deklaroi se PD ka nevojë për një reformim të thellë.
Përmes një deklarate për mediat, ai deklaroi:” PD ka nevojë për reformim të thellë dhe drastik”
Nishani njoftoi se nuk do të kandidojë për kreun e PD-së. Kjo deklaratë erdhi një ditë para mbledhjes së këshillit kombëtar të PD-së. Ai do të mblidhet të dielën në orën 18:00.
Nishani më herët i ka kërkuar kreut të PD-së, Lulzim Basha të mbajë përgjegjësi për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit.