Nishani kritikon shpejtësinë e procesit të zgjedhjeve ne parti

Nga Exit News
Nishani kritikon shpejtësinë e procesit të zgjedhjeve ne parti

Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së u shpreh se shpejtësia e procesit të zgjedhjve në parti lë hapësirë për manipulim.

“Vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e PD, është i parakohshëm, ka një tentative manipulimi dhe për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve”, u shpreh Nishani në një intervistë me Babaramon, të hënën.

Nishani u shpreh se PD duhet të merrte tre vendime:

Analizë të humbjes deri në strukturat e partisë.

Marrja e përgjegjësisë nga drejtuesit e PD-së duke nisur me kryetarin.

Krijimi i një komisioni të përkohshëm me personaliteti i cili do ta menaxhonte gjithë procesin e analizës që ka të bëjë me të ardhmen e PD.

Ai shtoi se “PD duhet të punoj 20 herë më shumë që të kapë ritmin dhe është e vështirë me këtë lidershipi”. “PD duhet të hapet ndaj shoqërisë, duhet gjetur formulë bashkimi”, përfundoi Nishani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>