Nishani nuk do të kandidojë për kryetar të PD-së

Nga Exit News
Nishani nuk do të kandidojë për kryetar të PD-së

Ish-presidenti Bujar Nishani nuk do të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike, pavarësisht kritikave të tij për kryetarin aktual Basha.

“Unë vetë nuk do kandidoj. Të bien rehat ata që kanë frikë”, u shpreh Nishani, të premten, në “Bardh a Zi” në ABC Neës.

Nishani është aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar. Ai është edhe një prej nismëtarëve të grupimit “Për PD-në”, që kërkon dorëheqjen e kryedemokratit Basha.

“Qëllimi kryesor është se çfarë do bëhet me opozitën. Shqipëria është para rrezikut që të ketë një opozitë formale. Një rrezik më i madh se ai që kishim para 25 prillit. Nuk do të jetë alternativë qeverisëse. Deri para 25 prillit kishte një aksion dhe një besim”, u shpreh Nishani.

Deri më tani kandidaturën për kryetar të PD-së e ka shpallur vteëm anëtari i Kryesisë së partisë Fatbardh Kadilli.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>