
Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës do të nisin në janar, deklaroi të martën Artan Shkreli.
Synimi është që koha e udhëtimit të jetë 19 minuta, pohoi Shkreli gjatë konferencës së fundvitit.
Ai tha se me rëndësi do të jetë se ajo do të përdoret për transportin e mallrave.
“Po shikohet mundësia që kjo hekurudhë të elektrifikohet. Mendohet që rruga Tiranë-Durrës të bëhet për 18-19 minuta që është kohë e shkurtër. Trenat do bëjnë vajtje-ardhje. Edhe Rinasi do të arrihet shumë shpejt. Objektivi është 9 minuta”.
Shkreli tha se peshën më të madhe në hekurudhë do ta mbajë spastrimi i mallrave.
“Me fillimin e vitit fillojnë punimet ka marrë fund procesi burokratik”, tha ai.
Ndërsa për çmimin e biletës, tha se do të diskutohet në varësi të kompanisë