Në Lezhë kanë nisur punimet për rindërtimin e shkollës ‘Llesh Nik Daka’ e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kryeministri Rama, bashkë me ministrin për Rindërtimin Ahmetaj dhe kryebashkiakun e Lezhës Ndreu vizituan zonën të mërkurën.
Rama premtoi se shkolla do të përfundojë përpara datës 26 nëntor.
Sipas ministrit Ahmetaj ajo do të kushtojë 2,5 milionë dollar dhe do të jetë shkollë me standard moderne.