
Izraeli goditi të mërkurën në mëngjes Rripin e Gazës me raketa, pasi militantët palestinez goditën Izraelin e Jugut, raporton AFP. Nga sulmet 33 palestinezë u plagosën dhe 17 persona u arrestuan.
Këto sulme i dhanë fund armëpushimit të arritur më 21 maj, pas 11 ditëve luftë, ku humbën jetën 260 palestinezë, dhe 13 izraelitë. Si dhe rreth 1000 apartamente, zyra, dhe dyqane u shkatërruan gjatë sulemve të fundit në Gaza, territory i kontrolluar nga grupi terrorist Hamas.
Sipas autoriteteve palestineze, forcat ushtarake ajrore izraelite patën në focus të paktën një vend në pjesën jugore të Rripit të Gazës, në qytetin e Khan Younes.
Forcat ushtarake të Izraelit u shprehën se ata goditën në përgjigje të sulemeve të organizatës terroriste Hamas, në territorin e tyre.