
Nisma Thurja ka kallëzuar drejtorin e Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe për shpërdorim detyre dhe ndikim të paligjshëm.
Gjatë një komunikimi me gazetarët, përfaqësuesit e Nismës pohuan se gjatë 5 viteve kompania Albarend në pronësi të Gonxhes, ka përfituar 200 milionë lekë nga paratë e buxhetit të shtetit.
Nga ana tjetër, Nisma Thurje deklaron se kompania ATD, kompani partnere me me kompaninë e Gonxhes, ka përfituar në 6 vitet e fundit 6 milionë euro nga buxheti i shtetit. Ata pohojnë se kjo kompani është “kompani koperturë e zotit Gonxhe për të përfituar paratë publike”
Ata shtojnë se më disa nga paratë e dhëna në tendera korruptiv zotit Gonxhe dhe kompanisë së tij, mund të ishte blerë një helikopter për spitalin e Gjirokastrës dhe të parandalohej tragjedia e ndodhur në Kakavijë.