Nisma Thurrje prezantoi të hënën një nga 33 projektligjet që ata kanë pagatitur për t’i propozuar në Kuvend.
Përfaqësuesit e Nismës, Endrit Shabani dhe Panajot Soko prezantuan ligjin për demokratizimin e partive poltike.
Ata thanë se gara brenda partive politike për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet, për kryetarët e bashkive apo edhe për vet kryetarin e partisë duhet të jetë më transparente.
“Për të shmangur çdo lloj abuzimi me listat dhe emrat ne sygjerojmë që KQZ të jetë monitoruese e këtij procesi dhe jo komisionet partiake që drejtohen nga kryetari”, njoftim Nisma.
Sipas tyre rikthimi i garës brenda partive bën që në zgjedhje të kemi kandidatë me meritë dhe që duhet t’u jepet mundësia të jenë përballë votuesit, “e jo të fshihen nga lista sepse nuk i binden kryetarit dhe vullnetit të partisë”.
Ata thanë se ky një projektligj që do gjejë mbështetjen e çdo deputeti të ndershëm por do të trazojë shumë ujra brenda partive që nuk e duan transparencën dhe garën e hapur.