Një nga ciklonet më të forta mesdhetare tropikale (medicane) ka filluar në Detin Jon. Ai pritet të godasë edhe pjesën jugore të Shqipërisë.
Sipas ekspertëve, cikloni do të fillojë të enjten në darke dhe do të vazhdojë deri të premten. Të enjten paradite, cikloni prekur ishujt italianë të Kalabrisë dhe Siçilisë. Ai do të ndjehet me shumë në rajonin perëndimor të Greqisë.
Cikloni do të arrijë shpejtësin e 200 km/orë, dhe do të shoqërohet me rreshje të shumta dhe erë të fortë.
Rreth 400 mm reshje pritet në 36 orët e ardhshme, dhe pritet të formohen tornadot përgjatë bregdetit Jon duke filluar nga sot.
Autoritetet dhe banorët përgjatë bregdetit grek janë vënë në gatishmëri. Agjencia e Mbrojtjes Civile ka rekomanduar banorët në ishujt e detit Jon të shmangin udhëtimet në 48 orët e ardhshme.
Në ndryshim nga Greqia qeveria shqiptare nuk ka bërë publike asnjë masë ose paralajmërim pë banorët.