![Spitali Infektiv QSUT Koronavirusi Doktore Mjeke 7 Një e moshuar nga Korça infektohet me Covid-19 në QSUT](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/04/Spitali-Infektiv-QSUT-Koronavirusi-Doktore-Mjeke-7.jpg)
Një tjetër paciente me Covid-19 është zbuluar në Korçë në 24 orët e fundit. Ajo është një e moshuar e cila ka qenë e shtruar në në QSUT në Tiranë.
Dy javët e fundit QSUT është kthyer në një vatër të rrezikshme infeksioni. Disa prej pavioneve si ai i Hematologjisë, i Sëmundjeve të Brendshme dhe urgjenca e Spitalit Francez janë mbyllur pasi mjekë, infermiere dhe pacientë u infektuar me Covid-19.