
Gjatë intervistës së tij me gazetaren Eni Vasili të martën e shkuar, Kryeministri Rama tregoi një foto që mbante në celularin e tij, si ilustrim për idenë se ndonjëherë përshkrimet e gjuhës së përditshme nuk e tregojnë qartë realitetin.
Është fotoja e mëposhtme e një ndërtesë 4-katëshe, por që është aq e ngushtë sa përshkrimi si 4-katëshe i saj do të ishte praktikisht keqorientues. Ose siç e përshkroi Kryeministri:
“Ky me t’vetën e ka bërë katër kate, po kjo është e hollë. Sa metra, dy metra? Dhe thot ‘kam shpi tre kate, du nuse’. Ja, kjo është njësoj, tani, si t’i thush ktij që ky ka tre kate shpi. Po ky i shkreti s’ka tre kate shpi. Ky ka tre kate nji pet byreku.”
Pyetjes se pse e mbante këtë foto në celular, Kryeministri iu përgjigj:
“Është shumë e bukur! E kam kshtu si “wallpaper” [foto sfondi në celular]. Se më kujton gjithmonë Saliun! Dhe më jep shumë kënaqësi, kur jam në momente që kam nevojë për pak humor.”