Një foto që i jep kënaqësi Kryeministrit

Një foto që i jep kënaqësi Kryeministrit Rama Studio e Hapur

Gjatë intervistës së tij me gazetaren Eni Vasili të martën e shkuar, Kryeministri Rama tregoi një foto që mbante në celularin e tij, si ilustrim për idenë se ndonjëherë përshkrimet e gjuhës së përditshme nuk e tregojnë qartë realitetin.

Është fotoja e mëposhtme e një ndërtesë 4-katëshe, por që është aq e ngushtë sa përshkrimi si 4-katëshe i saj do të ishte praktikisht keqorientues. Ose siç e përshkroi Kryeministri:

Ky me t’vetën e ka bërë katër kate, po kjo është e hollë. Sa metra, dy metra? Dhe thot ‘kam shpi tre kate, du nuse’. Ja, kjo është njësoj, tani, si t’i thush ktij që ky ka tre kate shpi. Po ky i shkreti s’ka tre kate shpi. Ky ka tre kate nji pet byreku.”

12523093_10205366956360339_5779307667239104170_n

Pyetjes se pse e mbante këtë foto në celular, Kryeministri iu përgjigj:

“Është shumë e bukur! E kam kshtu si “wallpaper” [foto sfondi në celular]. Se më kujton gjithmonë Saliun! Dhe më jep shumë kënaqësi, kur jam në momente që kam nevojë për pak humor.”

Lajme te ngjashme