Grupi i qytetarëve, të cilët më parë kanë propozuar referendum për ndryshimin e sistemit zgjedhor, i janë drejtuar më 6 maj, Komisionit të Reformës Zgjedhore për të marrë parasysh kërkesën e tyre.
Përmes një deklarate publike, qytetarët i kërkojnë komisionit dhe të gjitha forcave politike të vendit që: të konsiderojnë seriozisht dhe ta trajtojne problemin e ndryshimit të Sistemit Zgjedhor, për të mundësuar që qytetari të zgjedh vetë me votën e tij përfaqësuesit në parlament ose në këshillat bashkiakë.
Ky grup ka propozuar më herët dhe zhvillimin e një referendumi për të pyetur qytetarët nëse duan që t’i zgjedhin vetë deputetët në Kuvendin e Shqipërisë. Kërkesa e tyre u hodh poshtë nga KQZ-ja.
Firmëtarët e kësaj nisme janë:
- Kristaq Kume
- Brizida Gjikondi
- Silvana Bello
- Lavdosh Ferruni
- Andi Tepelena
- Elvis Hoxha
- Enis Sulstarova
- Evrikli Kolovani
- Kreshnik Merxhani
- Kledia Abbas
- Liridona Hoxha
- Kiara Muka