![pallati Një haker vjedh identitetet e viktimave të pallatit të shembur në Miami](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/06/pallati.jpeg)
Një person ka vjedhur përmes internetit identitetet e viktimave të shembjen së një pallati në qytetin Surfside të Maimit, muajin e kaluar, pasi ka parë emrat e tyre në lajme. Njoftimin e bëri kryebashkiaku i qytetit për një media lokale, të premten.
Kryebashkiaku nuk e bëri publike se si krimineli ka vjedhur identitetet apo se sa identitete janë vjedhur, por u shpreh se autoritetet vendore po hetojnë ngjarjen.
Ai i kërkoi familjarëve të viktimave të kontrrollojnë llogaritë bankare të viktimave për t’u siguruar se nuk ka ndodhur gjë.