Një i vdekur dhe dy të plagosur nga aksidenti rrugor në Fushë-Krujë

Një i vdekur dhe dy të plagosur nga aksidenti rrugor në Fushë-Krujë

Një persona ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar nga përplasja mes dy automjeteve mbrëmjen e së premtes.

Aksidenti ndodhi rreth orës 22:00, në rrugën Fushë Krujë-Tapizë, sipas njoftimit të autoriteteve.

Si pasojë, njëri prej drejtuesve të përfshirë në aksident, shtetasi Q. Sh., 60 vjeç, ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi P. K., 29 vjeç dhe shtetasja Sh. Sh., 39 vjeç, që udhëtonte me të, janë dërguar me urgjencë në spital për të marr trajtim shëndetësor.

Policia nuk ka dhënë detaje mbi shkakun e aksidentit, por bëri me dije se ende po punon për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>