Një person humbi jetën dhe 12 të tjerë u plagosën nga marrja flakë e një autobuzi sot në Krujë.
Viktima është një grua rreth 65 vjeç. Të plagosurit u transportuan në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Aksidenti ndodhi si pasojë e nxehjes së motorit gjatë rrugës për në Krujë. Në fillim mori flakë motorri e më pas shpërtheu serbatori i karburantit. Flakët u përhapën me shpejtësi në të gjithë autobuzin.
Në autobuz po udhëtonin 35 persona, besimtarë të Kishës Ungjillore të Vlorës, të cilët ishin nisur për një udhëtim turistik në Ulqin.