Një i vrarë dhe një i plagosur në Linzë

Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur sot mbasdite rreth orës 14:30 në Linzë. Ngjarja ka ndodhur në parkingun e jashtëm të një restoranti.

I vrarë ka mbetur Elton Nika, i cili është qëlluar me armë zjarri. Ai ka qënë i dënuar më parë për shkatërrim prone.

I plagosuri është Ismet Gaxheri, pronari i restorantit, i cili mendohet se është ndeshur fizikisht me autorin e vrasjes dhe ka marrë goditje me mjete të forta. Ai po trajtohet në spital dhe nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Autori i dyshuar i krimit, i identifikuar me inicialet E. M., është larguar nga vendngjarja. Mbasdite vonë, policia duket se ka arritur të zbulojë se ai ndodhet i fshehur në një ndërtesë mbrapa stadiumit Qemal Stafa. Godina po mbahet aktualisht e rrethuar nga forcat speciale, por nuk dihet nëse policia ka vendosur kontakt me të dyshuarin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>