Teksa gratë naftëtare kanë hyrë në ditën e shtatë të grevës së urisë, gjendja e tyre shëndetësore është rënduar edhe më shumë.
Gjatë natës, edhe për shkak të temperaturave të ulëta, naftëtaret kanë pasur luhatje tensioni, kollë dhe probleme të tjera.
Mjekët kanë bërë disa herë thirrje për ndalim të grevës, veçanërisht për shkak të pandemisë së Covid-19, duke qenë se 10 naftëtaret qëndrojnë të gjitha bashkë në një dhomë të vogël.
Por naftëtarët janë shprehur të vendosur të mos dalin nga greva pa u plotësuar kërkesat e tyre: marrja e pagave të prapambetura dhe rikthimi në punë.
Një javë më parë, 10 naftëtare zëvendësuan në grevën e urisë 10 naftëtarë që pas 18 ditësh grevë, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, dolën nga greva.