Një kompani shqiptare nën hetim për mashtrimin me tenderin e maskave në Itali

Nga Exit News
Një kompani shqiptare nën hetim për mashtrimin me tenderin e maskave në Itali

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për  tenderin për blerjen e maskave anti-Covid19 në rajonin e Lacios, pas kërkesës së prokurorisë italiane.

Tenderi me vlerë 36 milionë euro për blerjen e 8,5 milionë maskave, u fitua nga kompania Ecotech Srl. Kompania nuk i ka dorëzuar ende maskat dhe kjo bëri që prokuroria të nisë hetimet për përfshirjen e saj në një skemë mashtrimi.

Sipas prokurorisë, një pjesë e parave, rreth 5 milionë euro i janë transferuar kompanisë ‘Frog’, themeluar në Shqipëri në nëntor 2018.

Aktualisht kjo kompani është në pronësi të Mirela Ndocit, por prokuroria italiane po heton dhe ish-ortakun e Ndocit në biznes, italianin Vincenzo Nuzziello.

Vincenzo Nuzzielo u dënua në Itali, në vitin 2018, për falsifikim dhe mashtrim me anë të tenderave në shëndetësi, për vitet 2005-2010.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>