“Një prift me mjekër në dhé” kush është?

Nga JaMystic
“Një prift me mjekër në dhé” kush është?

Perime e radhës për këtë recetë është preshi.

Pak histori

Mendohet se preshi e ka origjinën nga Azia qëndrore. Ai është pjesë e së njëjtës familje si qepa. Eshtë përdorur që në antikitet. Egjiptianët e kishin bimë emblematike që simbolizonte fitoren.
Faraoni Keops e dhuronte në rast fitoreje ushtarëve të tij.
Romakët e vlerësonin shumë gjithashtu për shijen dhe aromën e tij të veçantë sidomos perandori Neron e konsumonte shumë nëpër bankete.
Preshi është i pasur kryesisht me fibra të cilat i japin organizmit efekt diuretik. Ka një përqindje të lartë 91,5 % uji dhe i varfër në proteina.
Është e këshillueshme të përdoren të dyja pjesët e perimes si ajo jeshile edhe ajo e bardhe pasi kanë vlera të ndryshme ushqyese.

Tarte me presh dhe qepë të njoma

Për 4 persona duhen:

  • 1 petë brize ( ose sfoljatë)
  • 4 presh ( vetëm pjesa jeshile)
  • 8 qepë të njoma ( vetëm pjesa jeshile)
  • 2 kokrra vezë fshati
  • 1 lugë gjelle miell
  • ½ luge kafeje kripë
  • 1 kuti me pançete në kubikë
  • 2 lugë gjelle djathtë të grirë ( emental)
  • 3 lugë gjellë kos ose një kuti pana
  • (Pak curry dhe pak curcuma sipas dëshirës)

Lajmë dhe presim në rondele pjesën jeshile të preshit dhe qepëve të njoma.
Paraprakisht vëmë furrën të ngrohet në 220 gradë
Në një tigan të madh hedhim 3 lugë vaj dhe fërgojmë gjethet e grira deri sa të humbin volum. I hedhim përsipër lugën me miell dhe një gotë ujë ( ose qumësht) dhe i lëmë sa të mpikset pak masa. Në fund i hedhim erëzat dhe pak kripë.
Në një formë për tartë ose në një tepsi ku kemi vënë letër kuzhine, shtrojmë petën brize (sfoljatë) dhe hedhim pançetën në kubikë, pastaj gjellën e përgatitur. Për ta mbuluar përgatisim një salcë.
Në një enë rrahim vezët me djathin dhe kosin dhe me këtë masë mbulojmë gjithë gjellën.
Përveshim anët e petës duke formuar vallëzime dhe e fusim në furrë në 220 gradë.
Pjekja e tartës varet nga masa e gjellës por rreth 35-40 ajo piqet.

JaMystic ju këshillon:
Nëse nuk keni pançetë mund edhe të shtoni salçiçe të tymosur ose edhe ta lini pa gjë fare. Përsëri e shijshme do dalë. Unë e rekomandoj shumë përdorimin e curry me presh se shkon shumë. Bon appétit!

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>