Jamystic dëshiron t’ju nxjerrë nga klishetë.
Si e gatuani ju mëlçinë e viçit? Në copa të vogla të fërguara në vaj!
Po patatet i qëroni? Po.
E pra sot do të ndryshojmë zakonin: Mëlçi viçi (mashkull) me patate të reja.
Për 4 persona nevojiten :
- 4 feta mëlçi viçi (mashkull në preferencë);
- 3 lugë miell;
- kripë, piper;
- 10g gjalpë;
- vaj për skuqje;
- 8 patate të reja mesatare.
Lajmë patatet në uje te bollshëm duke i fërkuar me dorë që t’u heqim papastertitë por pa i’ua hequr cipën
I thajmë dhe i presim në gjysëm. Çdo gjysëm e presim në 4-5 gjysmë -hëna.
Fetat e mëlçisë i presim si bërxolla, i kriposim dhe i kalojmë në miell nga të dyja anët. Kjo metodë bën që gjithë lagështira e mishit të ngelet brenda dhe kështu ato ngelen të buta.
Ngrohim vajin në një tenxhere. Duhet të hedhim volum vaji që patatet të skuqen mirë. I hedhim patatet në vaj dhe i lëmë për 3-4 min pastaj i trazojmë. Fetat e patates nuk ngjiten pasi ato nuk kanë kontakt me ujin por kanë vetem amidonin e tyre.
Pararalelisht vendosim në pllakën tjetër një tigan në të cilin kemi vendosur gjalpin.
Kur të fillojë skuqjen vendosim edhe fetat e melçisë. I lëmë të skuqen mirë nga njera anë për t’i kthyer në anën tjetër .
Sipas kësaj mënyre do të kini melçi të buta e të shijshme dhe patate me më shumë vitamina.