Një shije e re dhe mistike: Byrek me pule dhe estragon

Nga JaMystic
Një shije e re dhe mistike: Byrek me pule dhe estragon

Jamystic do t’ju prezantojë me një shije sa të re aq edhe mistike, atë të estragonit.

Pak histori

Estragon ështe një bimë që e ka origjinën nga Azia Qendrore. Ajo kultivohet si bimë mjekesore si antioksidant i fuqishëm, por përdoret në kuzhinë për shijen e veçantë dhe delikate që ka, psh nëpër krudo, me pulë, në salca bearnese etj.

Për 4 persona nevojiten:

  • 1 gjoks pule;
  • 2 peta brize (sfoljate nqs nuk gjeni);
  • 3 lugë gjelle miell;
  • 20g gjalpë;
  • 1 vezë;
  • 3 lugë gjelle djath emental ose guda;
  • 1 gotë qumësht;
  • 1 lugë kafeje me gjethe estragon (e gjeni tek Neranxi).

Në  një tigan me gjalpë skuqim copat e filetos së pulës deri sa të fillojnë të marrin ngjyrë të kuqëremtë. I hedhim ½ gote me ujë dhe i lemë të shterojë ujin. E presim pulën në copëza të vogla.

Në një  tenxhere hedhim yndyrën e ngelur nga skuqja dhe shtojmë gjalpin duke e lënë që të shkrijë. I hedhim miellin dhe e trazojmë me tel. Mielli duhet te qullet nga gjalpi.

Në ketë moment i hedhim qumështin duke e trazuar që të shkrihet mielli në të dhe nuk e ndërpresim trazimin deri sa masa të trashet. Shtojmë këtu djathin, copat e pulës, estragonin, të bardhen e vezës dhe i perziejmë.

Tek peta brize me anën e një tasi qelqi presim rrathë. Në mesin e rrethit vendosim një lugë mbushje dhe e lagim me ujë njerën anë të petës që të ngjisë kur t’a  mbyllim. E përseritim veprimin deri sa të  mbarojnë petët.

LEXO  450 qytetarë arrestohen në Rusi, në protestat për lirimin e Navalnyt

I vendosim në një tepsi ku kemi vënë letër kuzhine. I lyejmë me  të  verdhën e vezës dhe i pjekim në furrë në 230 gradë.

Jamystic këshillon: Mund t’a realizoni recetën edhe pa estragon por nuk do të prodhojë atë shpërthim shijeje siç mund të kombinohej me të.

3 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme