Shteti i Maryland-it ne SHBA do të japë 100 dollarë për çdo punonjës të shtetit që vaksinohet kundër COVID-19, njoftoi të hënën guvernatori Larry Hogan.
Vendimi u morr pas uljes së kërkesës për vaksina duke ulur mundësinë e arritjes së imunitetit të turmës. 100 dollarë do të marrin edhe punonjësit e shtetit në Maryland, të cilët tashmë janë vaksinuar.
Njësoj, edhe Guvernatori i shtetit West Virginia Jim Justice njoftoi javën e kaluar se shteti i tij do të ofrojë një bono kursimi prej 100 $ për njerëzit e moshës 16–35 vjeç, si stimul për vaksinimin.
62% e personave të rritur të Maryland-it kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19. Kjo është mbi mesataren e SHBA-ve, prej 56.1%.