Një tjetër ministër dorëhiqet pas shpërthimit në Beirut

Nga Exit News
Një tjetër ministër dorëhiqet pas shpërthimit në Beirut

Ministri i Mjedisit në Liban, Damianos Kattar ka dhënë dorëheqjen, duke u bërë ministri i dytë që largohet nga qeveria e kryeministrit Hassan Diab.

Sipas Reuters, dorëheqja e ministrit ka lidhje me shpërthimin e 4 gushtit në Beirut dhe protestat e qytetarëve kundër korrupsionit të kudondodhur në qeverinë libaneze.

Sipas Kattarit, qeveria ka humbur një sërë mundësish për tu reformuar dhe përgjigjur nevojave të vendit.

Pak orë më parë Kattarit, ka dhënë dorëheqjen dhe ministrja e Informacionit Manal Abdel Samad.

Deri tani, 6 deputetë dhe ambasadorja e Libanit në Jordani kanë lajmëruar dorëheqjen, pasi kanë deklaruar se nuk duan të kenë të bëjnë më me qeverinë e korruptuar të Hassan Diabit.

Protestat e dhunshme në Beirut nisën pas shpërthimit të 4 gushtit, ku humbën jetën të paktën 160 persona dhe u lënduan mijëra të tjera.

Deri tani si shkak i përplasjeve mes policive e qytetarëve, një polic ka humbur jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>