360 mijë doza të vaksinë Astra Zeneca do të mbërrijnë në vend në prill. Këto vaksina do të jenë dhuratë nga një vend i huaj, emri i të cilit u mbajt sekret nga kryeministri.
Lajmin e dha vetë Rama në një dalje për median me rastin e mbërritjes në vend të 7020 dozave të vaksinës Pfizer. Rama njoftoi se dhe qeveria shqiptare po komunikon me kompaninë Astra Zeneca.
OBSH miratoi sot përdorimin emergjente të vaksinës Asstra Zeneca, duke i dhënë mundësinë nismës Covax të shpërndajë vaksina për vendet e mesme dhe të varfra.