Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të dielën se në Kosovë në 24 orët e fundit ka humbur jetën një pacient nga COVID-19. Ndërkohë, nga testimi i 1 984 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 14 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 12 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 105 310 raste.
Mbeten 171 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 746 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 258 pacientë kanë humbur jetën.
Në vend tashmë janë vaksinuar plotësisht 30 552 qytetarë, ndërkohë që 159 045 të tjerë kanë marr të paktën një dozë.