
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të mërkurën se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19.
Ndërkohë, nga testimi i 1 891 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 20 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 19 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 105 274 raste.
Mbeten 165 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 642 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 254 pacientë kanë humbur jetën.
Në vend tashmë janë vaksinuar plotësisht 22 906 qytetarë, ndërkohë që 141 685 të tjerë kanë marr të paktën një dozë.