Një viktimë nga Covid-19 në Kosovë, 8 raste të reja

Një viktimë nga Covid-19 në Kosovë, 8 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të dielwn se në Kosovë në 24 orët e fundit ka pasur një viktimë nga COVID-19.

Ndërkohë, nga testimi i 2 112 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 8 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 9 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 105 227  raste.

Mbeten 174 raste aktive.

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 602 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 252 pacientë kanë humbur jetën.

Në vend tashmë janë vaksinuar plotësisht 17 811 qytetarë, nëdrkohë që 133 868 të tjerë kanë marr të paktën një dozë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>